Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj është djegur një stallë e ushqimit të bagëtive, disa mjete pune dhe një veturë.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 12:00.

“Është përfshirë nga zjarri stalla e ushqimit të bagëtive pronë e ankuesit mashkull nga Kosova. Si pasojë e zjarrit sipas ankuesit janë djegur disa mjete pune të cilat ishin në stallë, një veturë si dhe disa fidane të pemëve që ishin të mbjella në një parcelë prej rreth 70 ari”, njofton policia.

Nuk raportohet për persona të lënduar, rasti vazhdon të hetohet.

/TV Malisheva

Share.