Kanë përfunduar katër takimet e parë të fazës së 1/8 në Kupën e Kosovës në futboll.
Ballkani, Feronikeli, Dukagjini dhe Drenica kanë siguruar kualifikimin tutje.
Ballkani ka siguruar çerek finalen e Kupës së Kosovës, pasi në takimin e sotëm mposhti Trepçën 89. 3:0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në të mirë të skuadrë së Ismet Munishit.
Fitore sot, shënoi edhe Drenica me rezultatin 4:0 ndaj skuadrës së Dardanës.
Kurse, Dukagjini dhe Feronikeli, arritën fitore ndaj skuadrave si Vitia dhe A&N.
Feronikeli mposhti skuadrën A&N me rezultat 3:0, ndërsa Dukagjini arriti ta përmbys disavantazhin pas pjesës së parë duke triumfuar në fund 2:1 ndaj Vitis./TVMALISHEVA