Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Prishtinës e gjen vetën në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Ferizaj, raporton TV Malisheva.
Goli i vetëm deri tani u në minutën e 6′ të ndeshjes, ku Leotrim Kryeziu e çon Prishtinën në epërsi.
Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje po zhvillohet edhe përballja mes Dukagjinit dhe Dritës, ku kjo e fundit e gjen vetën në epërsi minimale 1:0.
Skuadra gjilanase e zhbllokoi rezultatin në minutën e gjashtë përmes Ardian Limanit, i cili shënon një gol të bukur nga afro 18 metra.
Pjesa e parë
Dukagjini 0:1 Drita
Prishtina 1:0 Ferizaj
/TV Malisheva