Kanë përfunduar pjesët e para të takimeve të Superligës në futboll.
Janë mbyllur pjesët e para në të gjitha takimet që po zhvillohen në kuadër të xhiros së parë të Ipko Superligës së Kosovës, raporton TV Malisheva.
Në kryeqytet, Flamurtari dhe Prishtina po luajnë baraz me rezultatin 1-1. Agron Bruqi realizoi golin e parë në minutën e tretë, ndërsa Ahmed Januzi barazoi shifrat në minutën e 14të.
Në Drenas, Feronikeli po fiton në derbin ndaj Drenicës, me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm në 45 minutat e parë e ka shënuar sulmuesi i rrezikshëm i Niklit, Kastriot Rexha në minutën e 42.
Befasia deri më tani po ndodhë në Podujevë, pasi Vushtrria e sapo inkuadrua në Superligë po e mposht Llapin e Batatinës, gjithashtu me rezultatin 0-1.
Golin e vetëm në këtë sfidë e ka shënuar, Jasmin Rabosha në minutën e 20.
/TV Malisheva/