Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe ato të Doganës pas kryerjes së aksionit në lagjen e boshnjakeve në veri të Mitrovicës, janë tërhequr nga vendi i ngjarjes.
Fillimisht disa pjesëtarë të PK-së kishin mbetur të bllokuar në një lokal ku po kryej aksioni kundër kontrabandës, ku janë dëgjuar edhe gjuajtje me armë zjarri, ndërsa menjëherë ka reaguar Njësia Speciale e cila ka tërhequr zyrtarët policor, inspektorët dhe doganierët.
Serbët po vazhdojnë të mbajnë barrikadat në veri, ku kanë gjuajtur me kallashnikov dhe pistoleta./TV Malisheva