Ekipi i Kosovës i xhudos ka përfunduar garat në Grand Prix Upper që u mbajt në Austri, ku Shpati Zekaj ishte xhudisti i fundit që garoi sot.

Në kuadër të kategorisë deri në 100 kilogramë, Shpati Zekaj nuk arriti të kalojë më shumë se te raundi i dytë i kësaj gare.

Në raundin e parë, Shpati e mposhti xhudistin nga Kazakistani, Bekzat Shagatayev, kurse në të dytin u mposht nga hungarezi, Zsombor Veg.

Për Zekajn gara përfundon këtu, pasi që nuk do të ndeshet në repesazh.

/TV Malisheva

Share.