Ka përfunduar intervistimi i Time Kadrijajt nga Specialja.

Pas intervistimit Kadrijaj ka thënë se ajo vetëm është marrë në pyetje për veprimtarinë e saj gjatë luftës dhe shërbimin e saj si mjeke.

Kadrijaj më tutje ka thënë se veprimtaria e saj gjatë luftës ka qenë si mjeke në zonën e Dukagjinit dhe se ajo ka qenë në shërbim të popullatës në atë kohë.

Ndonëse gjatë intervistimit Kadrijaj ka pasur edhe një avokat ajo ka thënë se nuk pret më që të ftohet për intervistim.

Share.