Dikur ishin miq të ngushtë që bashkë sillnin edhe duete mirëpo duket se me kohën që kalon dhe famën që rritet, raportet mes Feros dhe Rinës kanë ndryshuar.

Dyshja duket t’i kenë dhënë fund miqësisë së tyre dhe aktualisht i vetmi detaj që i bashkon është obligimi që kanë për koncerte nën menaxhmentin e përbashkët.

Dyshimet nisën nga fansat së fundmi të cilët vërejtën se përfundimisht artistët nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Por cila është kronologjia e hatërmbetjeve dhe pakënaqësive mes dyshes?

Rina dhe Fero kanë pasur pakënaqësi vitin e fundit në vazhdimësi, sidomos nga tendenca për protagonizëm dhe për përvetësimin e punëve. Reperja kishte mbetur tejet e hatëruar nga një paraqitje e Feros në një emision vitin e kaluar mirëpo me intervenimin e menaxhmentit e tejkaluan mospajtimin.’

E qershia mbi tortë që i ka dhënë goditjen e fundit raportit të dyshes duket të ketë qenë veprimi i Feros i cili promovoi Taynën e Melindën dhe vendosi të ndjekë të parën në Instagram për ca ditë deri kur artistja më e kërkuar e momentit nuk ia ktheu veprimin me të njejtën monedhë.

‘Ky veprim i Feros ka përshkallëzuar hatërmbetjet dhe nga ai moment artistët nuk flasin me njëri-tjetrin. Rina nuk e tejkalon pabesinë që iu bë nga ish-shoku i cili vendosi të tentojë të afrohet me rivalet e saj. Bashkë u duhet të paraqiten në koncerte por vetëm kaq. Paraqitjet e përbashkëta publike janë vetëm për të mos ndikuar në datat e caktuara paraprakisht për performanca’.

Share.