Feronikeli ka pësuar humbje në ballafaqim me Dritën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të Superligës së Kosovës të zhvilluar të dielën, raporton KosovaPress.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 20′ me golin e Mendurim Hotit, por nga ky moment mysafirtë u treguan më kërkues dhe arritën ta përmbysin rezultatin.

Fillimisht shifrat i barazoi Fazliu në minutën e 53′ dhe më pas rezultatin e përmbysi Rexha në minutën e 68′.

Dy ndeshjet tjera që po zhvillohen sot janë Ballkani – Drenica dhe Prishtina – Llapi

Share.