Ka përfunduar ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit.
Ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Kupës së Kosovës, ka përfunduar me rezultat të barabartë, pa gola 0:0.
Gjatë gjithë ndeshjes pa vetëm një rast i mirë shënimi, dhe finalisti pritet të mësohet në ndeshjen e dytë,e cila do të zhvillohet në Drenas.
Ishte sulmuesi i Feronikelit, Mendurim Hoti, i cili nuk arriti të realizoi pasi që nga vija e fundit topin e largoi Besnik Krasniqi.
Aktualisht, Feronikeli, është kampion i DigitAlb Kupës se Kosovës, pasi e kishte mposhtur skuadrën mitrovicase, Trepça ’89, sezonin e kaluar.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshmë është zhvilluar edhe gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, ndeshje kjo e cila përfundoi me fitoren e thellë të skuadrës nga kryeqytetit me rezultat 3:0./Tv Malisheva