Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes tejet interesante mes Përfaqësueses së Kosovës në kategorinë e femrave dhe asaj të Moldavisë në grupmoshat U17, e vlefshme kjo për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2023.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara, “Dardanet” e reja gjenden në epërsi prej 5:0 kundër Moldavisë, raporton TV Malisheva.
Deri tani golashënuese për Kosovën U17 ishin Alba Shabani me tre gola (minuta e 2′, 17′ dhe 22′), R.Feka (minuta e 15′) dhe S. Bela (minuta e 28′).
Pjesa e parë, 5:0 në favor të Kosovës U17.
/TV Malisheva