Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante që po zhvillohet në Superligën e Kosovës mes Dritës dhe skuadrës së Ferizaj.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës të qytetit të Gjilanit, Drita po barazon pa gola me Ferizajn, raporton TV Malisheva.
Pavarësisht rasteve për ta gjetur golin nga të dy skuadrat, portierët, sikurse Maloku i Dritës ashtu edhe Rexhepi i Ferizaj, arritën të mbajnë portat e paprekura.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0
/TV Malisheva