Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes tejet interesante mes Lincoln Red Imps dhe Ballkanit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Victoria” të Gjibraltarit, Ballkani po barazon 0:0 si mysafirë i Lincoln Red Imps.
Sipas statistikave të deritanishme, të dy skuadrat po tregojnë lojë të barabartë, por që kampioni i Kosovës veçohet në disa prej tyre.
Ballkani deri tani kishte posedimin e topit në favor (54%), krahas Lincoln Red Imps që kishte 46%. Po ashtu, skuadra e Ilir Dajës bëri tre tentime për gol, kundrejt dy sosh të ekipit nga Gjibraltarit.
Me gjuajtjet drejt portës, të dy skuadrat kishin nga një, kurse goditjet jashtë portës, Ballkani kishte dy sosh krahas vetëm një të Lincoln Red Imps.
Pjesa e parë përfundon me rezultat të barabartë 0:0.
/TV Malisheva