Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Strugës dhe Breidablik, e vlefshme kjo për takimin e parë në kuadër të “PlayOff-it” të Ligës së Konferencës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, Struga gjendet në disavantazh 1:0 si vendase ndaj Breidablik.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Hoskuldur Gunnlaugsson, i cili kaloi Breidablik në epërsi prej 1:0 në minutën e 35’.

Struga arriti ta gjente golin në minutën e 28’ përmes Bunjamin Shabanit, por që ai u anulua për shkak se gjatë aksionit kishte pasur ndërhyrje të palejueshme.

Pjesa e parë, 1:0 në favor të Breidablik.

/TV Malisheva

Share.