Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e tretë të “PlayOff-it” të Superligës së Kosovës mes KB Trepçës dhe KB Pejës.
Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, KB Peja po avancon 46:42 si mysafire ndaj KB Trepçës.
Çereku i parë u mbyll me shifrat 19:21 në favor të Pejës, ndërsa kjo e fundit e mbylli edhe çerekun e dytë në epërsi prej dy pikëve, respektivisht 23:25.
Deri tani lojtari më i dalluar ishte ai i Pejës, Brad Waldow me 13 pikë, tri kërcime e një asistim, kurse te Trepça më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 13 pikë e tre kërcime.
Rezultati i pjesë së parë, 42:46 në favor të Pejës.
/TV Malisheva