Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Arbëria – Prishtina.
Skuadra nga kryeqyteti ka shpërthyer në pjesën e parë duke realizuar plotë tre gola në portën kundërshtare.
Ishte Leonit Abazi që realizoi dy gola dhe Leotrim Kryeziu që shënoi një tjetër për rezultatin 0 me 3 pas 45 mintuave.
Prishtina me këtë rezultat ka bërë një hap të madh drejt fitores, sepse do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Arbërinë që ta përmbys këtë rezultat.