Kemi recetën me të cilën shumë shpejt dhe lehtë do t’i përgatisni kastravecët e mbushur

Përbërësit:

– 1 kastravec i madh,
– 100 g djathë krem,
– 2 thelpinj hudhre,
– 2 grushte mentë (majdanoz, borzilok, kopër)
– uthulle balsamike,
– kripë.

Përgatitja:

Përzieni djathin dhe fletët e grira të mentës (ose të erëzave të tjera bimore, sipas dëshirës) dhe hudhrën e grirë dhe hidhni kripë sipas dëshirës.

Skajet e kastravecit pritni, pritni nga njëra anë për së gjati në mënyrë që të mbetet dy të tretat e kastravecit.

Mund ta prisni edhe në mes, por do të duhet të përdorni më pak mbushje, gjithashtu mund ta qëroni dhe ta prisni për së gjati për t’i bërë rrathët më të butë.

Hiqeni mesin e kastravecit me një lugë të vogël, thajeni me një pecetë letre dhe mbusheni me fill.

Pritini kastravecin, futni një shkopth të vogël me një gjethe mente në secilën prej tyre. Kastravecin e mbushur e lyejmë me pak uthull balsamike dhe e shërbejmë.

Këshillë plus: Kastravecat e mbushura mund t’i dekoroni edhe me domate qershi, po ashtu mund të mbushni edhe domate ose speca në të njëjtën mënyrë.

Ju bëfshin mirë, – transmeton TV Malisheva.

Share.