Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se nuk ka menduar asnjëherë të vetme të japë dorëheqje për shkak të përgjimeve të publikuara sot në media. Ndëkrohë që ka shtuar se Slavko Simiq i Listës Serbe ka dashur “t’a kushtëzojë” ose “t’a kurthojë”.

“Ai ka ardhur me paramendimin për të më të më kurthoj me incizimet që pastaj munden me i përdorë”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka thënë se me anë të këtij audio-incizimi, të gjitha argumentet për të pasur dialog me ta, “bien në ujë”.

Ajo në “Debat Plus” tha po ashtu se me Slavko Simiqin kanë folur vetëm 15 minuta, dhe se nuk kanë pasur takim më të gjatë.

“Asnjëherë të vetme”, ka thënë Kusari-Lila kur është pyetur nëse ka menduar të japë dorëheqje për shkak të përgjimeve.

“E përmenda që situata në terren ka shkuar drejt përmirësimit dhe drejt ngushtimit dhe manovrimit të personave si Radojiçiqi, Veselenoviqi, Llune… Kjo e ka treguar që rrugëtimi ynë, në këtë rast si opozitë, është ai i drejti”, ka thënë ajo derisa ka shtuar se nuk ka kërkuar asnjëherë të vetme të bisedoj me Milan Radojiçin.

Ajo ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka qenë i informuar për këtë bisedë.

“Jo s’ka qenë (i informuar Kurti)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaquar, në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simiq. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiqin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kom ndje obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethant që ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo.

/TV Malisheva

Share.