Për herë të parëpas 2002, pasi që PVD kishte arritur që të imponojë parimin e përfaqësimit të domosdoshëm të shqiptarëve në Medvegjë konform fuqisë së vet përfaqësuese, Kuvendi i Medvegjës sot, është konstituuar pa përfshirjen e shqiptarëve.
Gjendje kjo që vjen si pasojë e ndikimit të shumë faktorëve që shteti i ka imponuar popullsisë së brishtë shqiptare në këtë komunë, që nga pasivizimi i dhunëshmë i vendbanimeve dhe shlyerja nga regjistri zgjedhor e deri të zvogëlimi i numrit të asambleistëve komunal nga 38 në 25. Akti i sotëm i përjashtimi të shqiptarëve nga qeverisja e Medvegjës dëshmon për filozofinë absolutiste shtetërore, të cilës po i pengojë edhe shiptarët e mbetur në mëshirën e fatit.
A është kjo një lojë politike e shtetit serb me shiptarët e Medvegjës që ka të bëjë me formatin e qeverisë së re në Kosovë, apo pasojë e mosmarrveshjeve të brendshme brenda korpusit serb në Kuvendin e Medvegjës është pak me rëndësi. Më e rëndësishja dhe më brengosësja në këtë situatë të krijuar është heshtja e Bashkësisë ndërkombëtare dhe korit diplomatik në Serbi, i cili më 2002, ishte edhe kreator i ndërtimit të „pushteteve lokale multietnike“.
Nuk do mend që për gjendjen krijuar sot në Medvegjë nuk mund të amnistohet as i taborri shqiptar sidomos me tentativat e futjes së „risive“ në politikën e Medvegjës.
Duke tentuar ndërtimin e “bastioneve” të reja të shtrirjes politike rajonale, hibrid partitë ndikuan në coptimin e skajshëm te trupit elektoral shqiptar në këtë komunë, me ç,rast, me apo pa vetëdije, dobësuan në mënyrë katastrofale fuqinë zgjedhore të shqiptarëve në këtë komunë.