Vazhdon dhe përkeqësohet situata në botë nga koronavirusi. Numri i vdekjeve sa vjen dhe shtohet si dhe vende të reja kanë raportuar rastet e para. Sipas raportimeve të fundit janë 860 mijë raste të konfirmuara në mbarë botën dhe 42 mijë persona të vdekur.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi 4000 persona kanë humbur jetën nga Covid-19. Më alarmuese është fakti që parashikimet thonë se rreth 200 mijë persona do vdesin nga koronavirusi.
Në Indi vazhdon dhe rritet numri i rasteve të reja. Deri tani numërohen në total 1400 raste dhe 123 të vdekur. Shqetësues është fakti që India një vend me shumë banorë ka shumë pak respiratorë duke e ndërlikuar shumë situatën.
2 vende të reja në Afrikë raportuan rastet e para. Burundi dhe Sierra Leone që kanë një sistem shëndetësor shumë të dobët u bënë pjesë e hartës së shteteve të prekura nga koronavirusi. Në Burundi ku qeveria më herët thoshte se ky vend nuk është prekur falë ‘Dorës së Zotit’ tani u konfirmuan 2 raste pozitivë. Ata kishin udhëtuar nga Rwanda dhe Dubai.
Në Sierra Leone një 37 vjeçar rezultoi pozitiv. Ai kishte udhëtuar nga Franca. Sipas raportimeve në Afrikë ka më shumë se 5400 raste dhe 172 viktima./ Tv Malisheva