Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në klinikën e Radiologjisë, pacientët janë duke u përballur me pritje të listave deri në vitin 2024 për të kryer Rezonancën Magnetike, shkruan Insajderi.

Ani pse nuk kanë munguar premtime nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, se do të bëhet zgjidhje për zvogëlimin e listave të pritjeve, një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Gjatë një konference për media me 11 gusht Kurti dhe Vitia patën njoftuar se kanë sjellur një akselerator të dytë (pajisje kjo e nevojshme për pacientët me tumor) duke shtuar se kjo do të zvogëlonte listën e pritjes për pacientët e sëmurë që marrin shërbim nga ky aparat.

“Shërbimi publik shëndetësor po zgjeron gamën diagnostike duke decentralizuar shërbimet, ofruar sa më afër qytetarit në spitalet regjionale dhe eliminuar listat e pritjes për shërbimet diagnostikuese me anë të Rezonancës Magnetike problem ky që ka përcjellë shërbimin publik me vite të tëra. Pas funksionalizimit të MRI- së në spitalin e Pejës muaj më parë, MRI – së në Spitalin e Pediatrisë këtë javë, pritet që edhe përgatitjet infrastrukturore për funksionalizimin e MRI- së në qytetin e Prizrenit të përfundojnë në vjeshtën e këtij viti”kishte thënë Kurti.

/TV Malisheva

Share.