Një përleshje me armë ka ndodhur në Lagjen e Spitalit ku i vdekur ka mbetur një person dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ndërkohë, më herët është bërë e ditur se në lidhje me rastin është arrestuar një person.

Ndërsa, Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës për lajmi.net ka konfirmuar se deri më tani janë arrestuar dy persona, ndërsa në vendngjarje ndodhet Prokurori dhe forenzika duke e bërë ekzaminimet e nevojshme.

Vlen të theksohet se njëri nga 3 të plagosurit është në gjendje të rëndë.

Share.