Manchester City ka siguruar kualifikimin në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi e ka eliminuar Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 1-0 nga të dy ndeshjet.

Sfida e dytë e zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano” ishte shumë e tensionuar në fund ku edhe pati përleshje të lojtarëve në fushe pas një simulimi të Phil Foden që solli edhe reagimin e ashpër të Savic.

I njëjti lojtar vazhdoi të kërkojë sqarime edhe pas përfundimit të ndeshjes dhe pati përplasje verbale me yllit e Cityt Jack Grealish, por situata ishte shumë e tensionuar edhe ndërmjet lojtarëve të tjerë të të dy skuadrave.

/TV Malisheva

Share.