Analisti, Armend muja në statutusin e tij në facebook bënë një analizë rreth rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve
Ja postimi i plotë :
Permbledhje e Rezultateve Zyrtare dhe Jo-zyrtare: ne tabele eshte paraqitur rrjedha e votimit ne baze te hapave te vendimarrjes se KQZ. Ne baze te votave zyrtare NISMA eshte ende nen pragun zgjedhor. Sidoqofte, jozyrtarisht, ka ndryshime ne rezultat ne baze te rinumrimit te votave, votave nga Serbia (3,104) dhe vendimit rreth Qendres se Votimit 2114B/01R. Ne rast se NISMA pretendon te kete kaluar pragun pas rinumrimit eshte e rendesishme qe ata te prezentojne luhatjen e rezultateve te tyre dhe partive tjera ne raport me totalin e votave.
1. Ne baze te rezultateve qe jane bere zyrtare, (1) rezultateve preliminare, (2) rezultateve te votave me poste dhe (3) rezultateve te votave me kusht, NISMA mbetet nen prag zgjedhor.
2. Ne baze te rezultateve jozyrtare, pas rinumrimit, NISMA ka kaluar praagun. Te dhenat e rinumrimit te paraqitura ne tabele jane jozyrtare dhe duhet te verifikohen dhe korrektohen po te jene ndryshe.
3. Ne baze te rezultateve jozyrtare, ne sistem jane procesuar 3,104 vota nga Serbia.
4. Ne baze te Vendimit te KQZ, Qendra e Votimit 2114B/01R eshte derguar per opinion ligjor dhe per pasoje votat ne kuader te ketij vendvotimi jane hequr nga rezultatet zyrtare.
Tabela ne vijim eshte prezentuar per te ndihmuar te kuptuarit e rrjedhes se votimit, sidomos per komunitetin e gazetareve dhe publikun, per te kursyer informacionet ad hoc. E njejta mund te perdoret per te perditesuar me te dhena te zyrtarizuara.