Të paktën 40 persona kanë humbur jetën midis tyre edhe fëmijë, kur një anije me të paktën 100 emigrantë në bord është përmbytur në brigjet e Kalabrisë, në jug të Italisë.

Anija, e cila ka qenë e mbushur tej kapaciteteve të saj është përmbytur duke u fundosur në ujërat e Steccato di Cutro, në provincën e Crotonas. Sipas medias italiane ‘La Stampa’, dhjetëra trupave të pajetë, është gjetur i pajetë edhe një i porsalindur,

Shërbimet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë për kërkimin e të mbijetuarve, ndërsa hetimet e para tregojnë se refugjatë vinin nga Irani, Pakistani dhe Afganistani, shkruan Rtsh. Sipas mediave italiane, mbytja e anijes ka ardhur për shkak të kushteve të vështira atmosferike në det, duke bërë që anija të ndahet në dysh.

/TV Malisheva

Share.