Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kinës qendrore duke detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre.

Më shumë se 10 mijë persona në provincën Henan janë evakuar pas shirave që ranë në sasi rekord. Autoritetet kanë konfirmuar 12 persona të vdekur në qytetin Zhengzhou që në momentin kur nisën përmbytjet, shkruan BBC.

Me dhjetëra qytete janë ndikuar nga këto përmbytje duke u detyruar të bllokonin rrugët kryesore dhe të anulonin shumë fluturime, shkruan TopChannel

Provinca Henan e cila ka rreth 94 milionë banorë ka regjistruar një sezon jo normal me shira të rrëmbyeshëm. Ekspertët thonë se shumë faktorë kanë kontribuar në përmbytjet, por një atmosferë më e nxehtë e shkaktuar nga ndryshimet klimatike sjellin shira ekstremisht të rrëmbyeshëm më shumë se zakonisht. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 4757