Kryeministri Edi Rama thotë se ekipet mjekësore janë në gatishmëri për çdo të prekur nga përmbytjet në Shqipëri.
Ai ka postuar në Facebook disa pamje nga qytetarët që kanë marrë ndihmë. Rama bën thirrje që të telefonohet 127 për çdo urgjencë mjekësore.
“Ekipet mjekësore janë në gatishmëri, duke garantuar shërbimin mjekësor që i nevojitet banorëve të prekur nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati të #Vjosës”, shkruan Rama.
/TV Malisheva