La Liga ka refuzuar përpjekjet e Barcelonës për të regjistruar pesë transferimet e tyre verore përpara sezonit të ri 2022/23.

Pavarësisht se janë në mes të problemeve serioze financiare, “Blaugranët” kanë qenë ende tepër aktivë në tregun e transferimeve duke sjellë Franck Kessie, Andreas Christensen, Raphinha, Robert Lewandowski dhe Jules Kounde në skuadër, përcjellë TV Malisheva.

Zbavitja e tyre verore ka habitur shumë njerëz, të cilët nuk mund të kuptojnë se si Barcelona ka qenë në gjendje të shpenzoj kaq shumë para duke pasur parasysh situatën e tyre jo të mirë financiare.

Por sipas “The Mirror”, thuhet se La Liga ka bllokuar përpjekjet e Barcelonës për të futur lojtarët e rinj në sistemin e ri, sepse ata kanë nevojë për më shumë fonde.

Për më tepër, Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele, dy lojtarët që nënshkruan kontrata të reja me zbritje pagash, pasi marrëveshjet e tyre mbaruan, gjithashtu nuk mund të regjistrohen në këtë moment.

Ky është një telash i njohur për skuadrën e Barcelonës pasi vitin e kaluar klubit i duheshin lojtarët si Gerard Pique e Sergio Busquets për të bërë një ulje të konsiderueshme të pagave në mënyrë që nënshkrimet e reja Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj të mund të luanin.

 /TV Malisheva

Share.