Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë.

Një makina ka përplasur një 17 vjeçar, ndërsa shoferi ka braktisur mjetin dhe është arratisur nga vendi i aksidentit.

“Më datë 14.02.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në “Don Bosko”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. B., 17 vjeç, dhe më pas drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes“, thotë policia.

Si pasojë e aksidentit, 17-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/TV Malisheva

Share.