Anëtarët e komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë përplasur e fyer në mbledhjen e së premtes.

Shkak u bë vazhdimi i mandatit edhe për një vit të shefit të Sekretariatit, Burim Ahmetaj.

Pa filluar ende mbledhja anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, i cili tha se Ahmetaj është duke  mbajtur kundërligjëm pozitën.

Me këtë rast reagoi anëtari i PDK-së Ilir Gashi që tha se për të gjitha ata që janë kundër këtij vendimi duhet që t’i drejtohen gjykatës.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se vendimi për vazhdimin e mandatit është marrë me shumicë votash dhe se duhet që të pritet që të ketë verdikt gjyqësor.

Ndonëse tha se e konsideron këtë vendim të jashtëligjshëm nuk mund ta bllokojnë punën e KQZ-së.

“E kemi diskutuar mandatin e kryeshefit. Unë gjykatë nuk jam, vendimi u marrë me shumicë, shumica ka marrë vendim për zgjatje të mandatit. Të vazhdojmë deri në një vendim gjyqësor. Nuk vendosim ne”.

“Unë mendoj që është vendim i paligjshëm, duhet me prit vendimin. Nëse duam me bllokuar punën për këtë çështje mund të vazhdojmë”.

/TV Malisheva

Share.