Shfaqja e filmit dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, që simbas regjizorit serb, paraqet mënyra aktuale me të cilat mund të rebelohemi kundër padrejtësive të sistemit në të cilin jetojmë”, nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Amerikës, të cilët për afro dy orë protestuan fuqishëm pra kinemas SVA, në qendër të Nju Jorkut.

Dokumentari në fjalë zgjatë 54 minuta dhe është realizuar në shtator të vitit të kaluar. Për filmin dokumentar patën reaguar edhe autoritet e Kosoves– që e dënuan një dokumentar të tillë ku Kosova , paraqitet me një imazh të keq.

Ndersa, reagimi Presidentit te Serbise, Aleksander Vuqiq, shefit te dilomacise Ivica Daqiq, dhe reagimi i Marko Gjuriq – Drejtorit të Zyres për Kosovën – per kete film dokumentar eshte ai që ata e mbështetin filmin dhe realizimin e tij, deri edhe financierisht, pra me para per propogande serbe.

Kurse, sot ne mbremje, dhjetra forca të policisë njujorkeze,nga NYPD, rrethuan dy anët e rrugës përball kinemas SVA- e cila ndodhet në rrugën 23-Street, në Mahattan – NYC, duke vendosur barrikada dhe bënë thirrje me megafonë për qetësi, në kohen që në Kineman SVA po shfaqej filmi “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, i regjizorit serb .

Situata ne kete proteste disa orshe, nisi të tensionohet, kur një pjestar i stafit të regjisorit serb, arriti të provokojë rende shqiptaret.

Ai se bashku me dy te tjer, njeri i races rome i shoqëruar, nga një grup policësh, shpalosi një flamur te nacionalitetit serb – ku në qendër të flamurit, ishte vizatuar harta e Kosovës, me mbishkrimin ne gjuhen serbe, me gërma të mëdha “Nema Predalje(Kosovo)” – “Nuk e japim(Kosovën)”.

Ky ishte dhe momenti që çojë deri në atë që bëri të tensionohet situata në rrugën përball hyrjes së kinemas.

Policia e NYPD, e cila erdhi duke u shtuar numerin me forcat e saja, ndërhyri duke thirrur në ndihmë forca të shumta të cilat dhe vendosën barrikada, për ndarjen e grupit të protestuesve shqiptar, nga ai i pjestarve te komunitetit serb, për nga hyrja drejt kinemase.

Mbas provokimit me flamurin serb, dhe ngritjen e tre-gishtave nga pjestarët e komunitetit serb, grupi shqiptarëve protesus, që ishin vënë në krye të protestës, Marko Kepi, Gjek Gjonlekaj,Gani Shehu, Mark Gjonaj,Xheladin Zeneli, Ahmet Velaj, Naser Nika, Sabri Gjoni,Agim Gino Selmanaj, dhe Belul Qoku, dhe disa shqiptar të rinjë, nisën të thirrisnin me forcë, dhe shkëmbenin me serbët sharje dhe ofendime.

Madje, anetari I keshillit te Bashkise, se Nju Jorkut, Mark Gjonaj, disa her beri thirrje me megaphone, duke ju kundervene serbve me argumentat e viktimave te luftes, dhe ndaljen e shfaqjes se filmit.

Shqiptarët, ne kor iu kundërpërgjigjen serbeve, vazhdimisht me thirrjet e forta ; “UÇK-UÇK”, “Kosova është Shqipëri!”, “Kosova është Shqipëri,” “Adem Jashari”- “Sërbia, është vrastare,” – “Ju jeni Vrasës-Vrasës,” “ Ju jeni kriminel” Ju jeni Përdhunues -Përdhunues, Ju jeni Terroristë – Terroristë!, Shame on You – Turp për Ju”- “Pse nuk kërkoni falje!” “Amerika, është me ne!- Amerika, është me ne!” – Faleminderit Policisë së Nju Jorkut! – “Thank You NYPD”.

Në një moment tensioni njëri prej protestuesve (Naser Nika nga Ulqini) arriti te çajë kordonin e policisë, dhe u përplas fizkisht me një pjestar të komunitetit serb, në ndërkohë , qe forcat e policisë e shtrinë ate për tokë, dhe, i vendosën prangat, duke e arrestuar dhe mbajtur disa orë në arrest, deri sa përfundojë protesta, dhe me pas e liruan.

Marko Kepi, Presidenti i organizates Rrenjet Shqiptare, i cili nëpërmjet rrejeteve sociale thirri kete proteste, komunikoje vazhdimisht me policine, dhe dha dekelerata per median njujorkeze ndersa sqaroje qetetaret duke ua treguar edhe arsyen se perse po protestonin shqiptaret.

Protestuesit, shqiptar, sa here qe pjestarët e komunitetit serb, hynin në kinema, hidhnin parrulla me thirrjet “Shame on You” – “Turp për Ju!” dhe këndonin këngë për Kosovën “Oj Kosove nena Ime”

Ndërkohë, që disa herë gjatë tensionit protestuesit shqiptar kanë tentuar të thyejnë barrikadat dhe hyjnë në kinemanë SVA ku po shfaqej filmi dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, e regjizorit serb Boris Maguarski, por janë shtyrë me forcë nga policia.

Gjeke Gjonlekaj, i cili qendronte ne krye te protestes, tha se shfaqja e nje filmi te till, nuk është aspak serioze : “E gjithë bota e di krimin dhe gjenocidin e tmerrshëm serb ndaj shqiptarve të Kosovës , kryer nga militarët dhe paramilitarët serb gjatë luftës”

Filma të till Gjonleka i quajti propogandë artistike, tê serbëve që përdorin për tju kundërvënë luftës për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

“Kjo eshte komplet propogande e njejte me ate te kohes se luftes ne Kosove, kur Millosheviqi, vrau mijera shqiptar, ndersa afro nje miljon i largoje nga shtepit e tyre, duke ua shkaterruar, djegur dhe ua plaçkitur, ndersa mijera gra ata i perdhunuan ne Kosove” , tha ish gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj.

Protestuesit, ne fund zgjodhën spontanisht që ta mbyllin protestën me thirrjet e tyre ne kor “Thank You NYPD”, dhe kanë faleminderuar me këtë rast edhe policët Nju Jorkeze, që e mbajti nën kontroll situatën.

“Filmi, dokumentar “The Weight of Chains 3”- “Pesha e zinxhirëve 3”, është një shfaqje në të cilën regjisori dhe gazetari i famshëm serb Boris Malagurski, me banim ne Kanada, flet me një formë të propogandes, të papranueshme për tema që ngjallin më së shumti publicitetin në Serbi, rajon dhe botë, por nuk paraqet realitetin e luftes ne Kosove me 1999”, thane, shqiptaret.

Shqiptarët, argumentuan se në detin e informacionit, për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë, gjatë luftës, duhet të zgjedhësh atë të duhuren, mbasi “Në këtë luftë,’ u thanë ata gazetarve dhe qytetarëve amerikan, “u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 a me shume persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së, e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës ne Kosove, janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre, nuk është zbardhur deri tani, por i madh ka mbetur edhe numri i rasteve të pasqaruara, per, 15 mijë femra u përdhunuara, te cilat po kerkojne drejtesi,” thanë shqiptarët protestues.

Protesta, e cila zgjati më shumë se dy orë deri edhe me nje përplasje fizike, dhe tensione u mbyll paqesore, kur u larguan shqiptarët nga sheshi përpJorkut.ara kinemas SVA në Manhattan – qytetin e Nju Jorkut.

Share.