Rimac për veturën e saj elektrike tejet të shpejtë po përdor logon C-Two, duke marrë parasysh se bëhej fjalë për një prototip, kurse kjo veturë sot edhe zyrtarisht ka marrë emrin me të cilin do të shitet në mbarë botën.

Rimac Nevera do të kushtoj 2 milionë euro, e në plan është prodhimi i serisë prej 150 sosh. Ajo ka 1.914 kuaj-fuqi dhe shpejtësia e saj maksimale është 412 kilometra në orë.

Por, ajo çfarë e bën tejet të fuqishme është se për vetëm 1.85 sekonda e arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë. E deri në 200 për vetëm 4.3 sekonda e në 300 për 9.3.

Në anën tjetër Ferrari ka bërë gati modelin e quajtur SF90 Stradale, dhe bëhet fjalë për modelin hibrid që e vë në lëvizje motori me 4.0 litra v8 bi-turbo që prodhon 1000 kuaj-fuqi.

Në Maranello të Italisë, thonë se Stradale është vetura më e fuqishme dhe e shpejtë sa i përket modelit serik në historinë e gjigantit Ferrari.

Megjithatë për të testuar fuqinë motorike dhe shpejtësinë marramendëse të gjigantit italian SF90 dhe veturës sportive kroate Nevera, dyshja vendosën të “matin muskujt” në pistë.

Është interesant se Rimac Neveras nuk iu desh shumë mund që ta lë pas Ferrarin, që konsiderohet si një prej veturave më të shpejta në botë. /TV Malisheva

 

 

 

 

Share.