Met Gala 2021 ka qenë një spektakël i vërtetë.

Në mbyllje të Javës së Modës në New York, të famshmit ndërkombëtarë u mblodhën në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit, duke treguar sensin e tyre të modës, nën temën e sivjetme e cila ishte “moda amerikane”, shkruan Vogue.

Por, aq i mbushur me yje sa tapeti i kuq i Met Gala 2021, ka pasur edhe disa mungesa të dukshme. Disa ishin mysafirë të dashur, mospjesëmarrja e të cilëve u tregua në fillim të këtij muaji për hidhërimin e tmerrshëm të fansave-gjigantët e ngjarjes të cilët, kur janë të pranishëm, nuk dështojnë kurrë të dominojnë mbulimin.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk mundi të ishte sivjet pjesë e këtij evenimenti, pasi u bë e ditur se ajo është në xhirimet e filmit të parë.

Ashtu si Dua, u vërejt mungesa edhe e artistes tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila deri më tani nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Met Gala në jetën e saj.

E vetmja nga shqiptaret e pranishme në këtë mbrëmje ishte 30-vjeçarja bukuroshe, Rita Ora, e cila në Met Gala 2021 u pa e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi.

Në vazhdim ju sjellim listën me të famshmet që munguan sivjet në ngjarjen e madhe të modës. /TV Malisheva

Zendaya

Beyonce

 

Nicki Minaj

Blake Lively

Selena Gomez

Billy Porter

Sarah Jessica Parker

Bella Hadid

Dua Lipa

Taylor Swift

Kylie Jenner

Tom Brady dhe Gisele Bundchen

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107