Muaji gusht është shoqëruar me djegien e disa makinave në Shqipëri.

Në vetëm 24 ditë janë shkrumbuar mbi 10 automjete, mes tyre edhe një autobus i një linjë urbane.

Por çfarë thonë ekspertët autoteknikë, për shkaqet e makinave që marrin flakë, kryesisht në ecje.

“Makina që ka ardhur ka probleme me sistemin e frenimit, është një nga problemet kryesore në marrjen flakë në këtë rast. Problemi qëndron që kjo e ka bllokuar pistonçinin dhe ka qëndruar makina në frenato. Makina ka ardhur nga Saranda sot që mund të ishte një aksident zjarri i padiskutuar. Problemi tjetër është kabllazhi elektrik, lidhjet elektrike që bëhen nëpër makina. Në rastin konkret, në rast se unë do ta kisha lënë thjesht të izoluar, pa izolantin përkatës, pa kallajin që duhet të jetë, normalisht me kalimin e kohës ato bëjnë masë me njëra-tjetrën, nxehen telat dhe shkaktojnë djegie. Uji është problematik sepse kalon në tejnxehje. Normalisht një mungesë e ujit mund të shkaktojë shumë gjëra. Duke parë tej nxehjet e motorit, çdo gjë mund të shkrijë dhe është rrezik zjarri edhe kjo”, u shpreh elektroaut Kedi për TCH.

Ashtu siç sugjerojnë xhenerikët dhe elektroautët, makinës duhet t’i bëjmë kontrolle dhe shërbime të shpeshta me qëllim që të eliminojmë rreziqe të tilla si marrja e makinës flakë në ecje. /TV Malisheva

Share.