Enca Haxhia javë më parë konfirmoi se ishte detyruar t’i nënshtrohet një operimi në këmbë.
Madje, ajo për një kohë u shfaq në fotografi me paterica, kurse tani tregon se si është gjendja e saj pas kësaj peridhe.
Ajo publikoi një fotografi, në të cilën shfaq shenjën e operimit në këmbë dhe shkruan “Gati 7 javë nga operimi”.
Ndërsa, më pastaj ajo shtoi “Kam qëndruar në shtëpi për 49 ditë për shkak të gjendjes së këmbës sime (në përjashtim të ditëlindjes) #evetizoluar”.
Ndryshe, Enca ditë më parë festoi ditëlindjen dhe u shfaq tejet atraktive në ndejën që e organizoi me miq. /TV Malisheva