Nëse jeni mbi 40 vjeç dhe vëreni që çarçafët janë qull kur zgjoheni ose pëllëmba e dorës është gjithmonë e djersitur, edhe kur nuk jeni në diell, mos mendoni që është faji i kondicionerit apo jorganit të trashë që keni hedhur sipër, madje mos i injoroni këto dy situata pasi mund të jeni duke vuajtur nga ndonjë problematikë shëndetësore.
Për shembull mund të jeni duke hyrë edhe në fazën e perimenopauzës, duke qenë se gratë fillojnë të përjetojnë afshe të nxehta gjatë të 40-ave për shkak të ndryshimeve hormonale. Por përtej kësaj, tre janë gjendjet që mund të shpjegojnë djersitjen e tepërt:
2. Keni probleme me gjumin
Çrregullimet e gjumit shkaktojnë gjithashtu djersitje të tepërt gjatë natës. Djersitja e tepërt është një simptomë e zakonshme e apnesë së gjumit, që shkakton bllokim të rrugëve të frymëmarrjes kur flini. Sipas statistikave kjo gjendje është e përhapur si tek meshkujt dhe tek femrat, megjithatë këto të fundit janë më të rrezikuara prej saj pas të 40-ve.
3. Tiroidja është jashtë kontrollit