Edhe sot Malisheva është përballur me zjarre, shkruan “TV Malisheva”.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se fshati Burim gjatë ditës së sotme është përshirë nga zjarret.

Mes të tjerave, nënkryetari Berisha ka bërë thirrje për kujdës të shtuar.

Ja postimi i Berishës:

Ju apelojmë për kujdes të shtuar!

Sot, përsëri kishte zjarre në fshatin Burim.

Pas intervenimit të zjarrëfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në terësi duke i evituar dëmet që kanë mundur të shkaktohen në shtëpi të banimit meqenëse zjarri ishte afër shtëpive.

Mirënjohje e respekt punës së zjarrëfikësve dhe vullnetarëve! /TV Malisheva

Share.