Në kuadër të fillimit të Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë, është organizuar marshi përmes të cilit iu bë thirrje institucioneve që të krijojnë kushte më të mira infrastrukturore, duke filluar me ndërtimin e pllakave taktile dhe sinjalizimin në stacione të autobusëve.
Marshi u organizua nga organizata “You Can Do”, ku edhe janë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë për mosrealizmin e kërkesave ndaj personave të verbër.
Kryetari i organizatës “You Can Do”, Jusuf Fazliu tha se është bërë “boll” me fjalë boshe. Ai i bëri thirrje qeverisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, që të ndërmarrin hapa në përmirësimin e kushteve për personat e verbër.
“Problem kryesore janë çështja e infrastrukturës, mungesa e pllakave taktile, mungesa e sinjalizimit në stacionet e autobusëve, ku do të kishte qenë një lehtësi edhe një nevojë e madhe që personat e verbër të lëvizin vetë. Gjithashtu, edhe sinjalizimi i trafikut urban dhe atij ndër urban që ne mos të kemi nevojë të marrim shoqërues dhe mos të paguajë taksi dhe kosto shumë ta larta sepse është e pa përballueshme…03:09 Është një zhgënjim që fytyrat publike të cilat gënjejnë…Do t’ia bëjmë thirrje qeverisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunë së Prishtinës se ka ardhë dita dhe boll më, çdo vit me fjalë boshe dhe mos të realizojnë asgjë në të mirë”, tha Fazliu.
Fazliu tregoi se në kuadër këtë kësaj jave do të organizojnë aktivitete të ndryshme, duke filluar me shfaqjen e videove vetëdijesuese. Ai shtoi se do t’u mësojnë alfabetin brail, disa mësimdhënësve në Komunë e Podujevës.
Anëtari i organizatës “You Can do”, Betim Bregovina tha se qeverisë në më pak se dy vite i duhen votat dhe për t’i marrë ato ‘duhet të kryejnë punën e tyre në krijimin e mundësive më të mira për personat e kësaj kategorie.
“Ka disa pika shumë të vogla ku ka filluar të vendosen pllakat taktile, por ato pika nuk na bëjnë neve si komunitet që të kemi mundësi të lëvizim të pavarur edhe të kryejmë aktivitete të dinjitetshme pa e pasur mbështetjen edhe të një personi tjetër…Jemi dalur para qeverisë që me ia bërë të ditur qeverisë që edhe dy tri vite vijnë zgjedhjet, edhe dy vite, më pak se dy vite, sigurisht duhen edhe votat tona, e nëse i duhen votat tona neve na duhet puna e tyre”, tha Bregovina.