Funksioni i trurit i personave që zgjhen herët dhe atyre që flejnë vonë gjatë orëve të ditës së punës është i ndryshëm, sipas një studimi.
Hulumtuesit skanuan trurin e të dyja grupeve.
Testet – të kryera në mes 08:00 dhe 20:00 – zbuluan se personat e natës kishin më pak lidhje në rajonet e trurit të lidhura me vetëdijen.
Ata gjithashtu kishin vëmendje më të dobët, reagime më të ngadalshme dhe rritje të përgjumjes.
Studiuesit sugjeruan se bufat e natës ishin të pafavorizuara nga “kufizimet” e ditës tipike të punës.
Ata kërkuan më shumë hulumtime për të kuptuar implikimet e shëndetit të personave që rrinë zgjuar gjatë natës në punën e tyre të përditshme. /TV Malisheva