Në kuadër të planifikimeve dhe aktiviteteve të vazhdueshme kundër trafikimit me qenie njerëzore, që është duke u mbajtur në Kosovë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në mbështetje dhe përkrahje të Ambasadës së SHBA-së, konkretisht nga INL-i (International Narcotics and Law Enforcement Affairs), sot me datën 8 nëntor 2019, në objektin e DHTQNJ-së, ish stacioni nr. 2 në Prishtinë, është bërë përurimi i dhomave të intervistimit të viktimave të trafikimit.

Ky investim në dhomat e intervistimit të viktimave të trafikimit, apo siç njihen ndryshe dhoma miqësore është bërë në pesë (5) drejtori rajonale policore si: në Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë e Jugut.

Në këtë përurim kanë marrë pjesë menaxhemnti i lartë i PK-së në krye me Drejtorin e Përgjithshëm z. Rashit Qalaj si dhe përfaqësues të lartë nga Ambasada Amerikane përfshirë zëvendës – ambasadorin z. Nicholas J. Giacobbe, Jr, drejtorin e INL-it z.Shawn Waddoups dhe përfaqësues të tjerë.

Drejtori Qalaj, falënderoi Ambasadën Amerikane e cila në vazhdimësi ka përkrahur dhe mbështetur Policinë e Kosovës në fusha të ndryshme të luftimit të krimit, dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike me theks të veçantë tani edhe në trajtimin e viktimave të trafikimit, në kushte sipas standardeve me të larta policore.

Në anën tjetër zëvendës – ambasadori z. Giacobbe, ndër të tjera tha se, Ambasada Amerikane përmes programeve të veta ka për qëllim përkrahjen dhe mbështetjen ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit siç është Policia e Kosovës, në trajnime, në ndërtimin e kapaciteteve të plota, pasi e gjithë kjo ndërlidhet me shërbim ndaj njerëzve, përfshirë edhe mbështetjen në anën logjistike me qëllim krijimin e kushteve më të mira për trajtimin e viktimave të trafikimit.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative si dhe të gjitha llojet e krimeve, dhe përkrahja e Ambasadës Amerikane në përurimin e këtyre dhomave e ndihmon Policinë e Kosovës në realizimin e objektivave strategjike, si dhe trajtimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore sipas standardeve me të larta për të drejtat e njeriut.

Fotografia e Kosovo Police

Fotografia e Kosovo Police

Fotografia e Kosovo Police

Fotografia e Kosovo Police

Share.