Sot në ambientët e Qendrës së Kompetencës në Malishevë është hapur Qendra e Karrierës, të pranishëm ishin pjesëmarrës nga shumë qendra të Kosovës . Idea e hapjes së kësaj qendre buron nga BE, me fondacione nga shteti zviceran, ku janë hapur në qendra të ndryeshme të vendit, tani edhe në Malishevë.
Rëndësia e kësja qendre është e shumfishtë dhe e shumëanëshme ku bënë nderlidhjen e bizneseve shkollës dhe shkollës së kompetencës dhe atyre të mesme të ulëta.
Kjo nderlidhje e ndihmon arsimin professional , ku shihet si nevojë e kohës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit përkatësisht në këtë rast të Komunës së Malishevës. Hapja e drejtimeve buron nga nevoja e bizneseve ku ata paraesin kerkesat e tyre për kuadra professional në nderrmajet e tyre, më pas shkolla harton strategjin dhe implenton atë në shkollimin e kuadrave të duhura për këto biznese .Këtij projekti i kanë paraprirë hulumtimet për mundësinë e gjetjes së implementimit që do të bëhet brenda qendrës. Në ceremoninë e themelimit të Qendrës për Karrierë në Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, mori pjesë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe drejtori i DAE-s, Blerim Thaçi, Katrin Ochsenbein, Këshilltare për Rajonale për Ekonomi dhe Punësim, Zyra Zvicërane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC), Fikrije Zymberi, u.d. e drejtorit të përgjithshëm, Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), Valbona Rraci, Zyrtare e Lartë e projektit EYE si dhe paneli nga Vushtrria, Gjakova dhe pronar të bizneseve. Kryetari, Begaj në fjalën përshëndetëse mes tjerash tha ”Sa herë vizitoi, Qendrën e Kompetencës “ Kujtim Krasniqi”, falënderoi Ambasadën Norvegjeze, për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij objekti arsimor, për trajnimet profesionale të mësimdhënësve që ka ofruar në Norvegji, por kam edhe vlerësime pozitive për ekipin udhëheqës të shkollës, sukseset e nxënësve dhe vazhdoi, kjo “Qendër për Karrierë që po inaugurohet sot, është edhe një aset shtesë, për nxënësit tanë që të aftësohen për tregun e punës e kjo do të bëhet në bashkëpunim edhe me bizneset prodhuese, brenda komunës dhe jashtë sajë e pse jo, nxënësit tanë të janë të përgatitur si gjithë bashkëmoshatarët e tyre evropian”, në fund u dëshiroi suksese nxënësve dhe mësimdhënësve. “Qendra për Karrierë do të ndihmojë rreth 600 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar një karrierë të suksesshme, arsimore, profesionale dhe jetësore, si dhe ndërlidhjen më të mirë me tregun e punës”, theksoi mes tjerash, drejtori i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, Nazmi Zogaj.

Nga kjo Qendër për Karrierë, do të përfitojnë, nxënësit e tanishëm, të sapo diplomuarit, të rriturit që kanë braktisur shkollën, bizneset, prindërit dhe komuniteti në përgjithësi, njëherit do të përforcohen marrëdhëniet me sektorin privat, tregun e punës.

https://www.facebook.com/malisheva.tv/videos/763858924044395/?t=1

 

Share.