Malishevë, 4 tetor
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror, filloi programi festiv për përurimin e shkollës së re “ Afrim Krasniqi” në fshatin Bardh.
Në këtë ditë festive dhe përuruese, morën pjesë shumë personalitete si nga niveli, komunal dhe ai shtetëror, që nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku e shoqëronin, nënkryetari, Hajdin Berisha, dhe drejtor të drejtorive si dhe zëvendësministrat në detyrë, Rexhep Mazreku e Vesel Krasniqi, ish deputeti, Enver Hoti, Shukrije Bytyçi dhe, tani kandidate për deputet, shumë prindër, nxënës dhe mësimdhënës.
Kryetari, Begaj, drejtuar të pranishmëve tha. “Vet emri i kësaj shkolle, që po e përurojmë sot së bashku, flet shumë, sepse ka emrin e dëshmorit të kombit “ Afrim Krasniqi”, kjo na obligon që të përmbushim amanetin e tyre, për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, dhe vetëm kështu ne realizojmë dhe i japim kuptim, atdheut, shollës dhe lirisë, pavarësisht, prej disa kritikueseve se në Malishevë, po ndërtohen shumë shkolla, ne do të vazhdojmë t’u krijomë infrastrukturë të mjaftueshme shkollore nxënësve dhe mësimdhënësve tanë, për të arritur nivelet e nxënies me nxënësit evropian”.Në fund Begaj uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për shkollën e re, si dhe kërkoi punë dhe ngritje të cilësisë në mësim.
Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, theksoi “ Komuna e Malishevës, prijnë në nivel vendi për infrastrukturën shkollore dhe shumë shpejt, pritet që mësimi të mbahet në 26 shkolla vetëm me një ndërrim”.
Në fund, nxënësit dhanë një program të pasur kulturor- artistik, duke recituar e kënduar këngë për dëshmorin e kombit” Afrim Krasniqin”, emrin e të cilit e mbanë shkolla e fshatit, krejt në fund u falënderuan edhe dy pronaret, Ilaz Muhaxheri dhe Salih Krasniqi, që falën tokën e tyre për ndërtimin e shkollës.

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Share.