Barcelona sot (e mërkurë) ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës në La Liga, por në të kanë munguar pesë lojtarë.

Marc-Andre ter Stegen, Arthur Melo, Clement Lenglet, Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong kanë munguar në stërvitjen e Barcelonës, me lejen e klubit.

Këta pesë lojtarë munguan teksa Ernesto Valverde stërviti skuadrën për ndeshjen e së shtunës në ‘Camp Nou’ kundër Mallorca.

Të rinjtë Inaki Pena, Ronald Araujo, Riqui Puig, Alex Collado, Kike Saverio, Carles Perez dhe Ansu Fati ishin të përfshirë në skuadrën e parë.

Barcelona në xhiron që shkoi mori një fitore të rëndësishme në La Liga, duke e mposhtur 0-1 Atletico Madridin në ‘Wanda Metropolitano’.

Share.