Vitamina D është vitamina, e cila ndihmon zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve. Mirëpo problemi është se niveli i kësaj vitamine ka tendencë të bie gjatë ditëve të dimrit. The Guardian ka publikuar disa mënyra të lehta, të cilat mund t’i përdorni për të shmangur rënien totale të kësaj vitamine në organizmin tuaj:

Suplementet– Gjatë muajve të verës, njerëzit arrijnë të prodhojnë sasi të mjaftueshme të vitaminës D, për shkak të ekspozimit më të tepërt në diell. Mirëpo gjatë ditëve të dimrit, për ta mbajtur nivelin e duhur të kësaj vitamine në organizëm, duhet patjetër të përdorni suplemente.

Kërpudhat– lëkura e kërpudhave ka aftësi të prodhoj vitaminë D, në të njëjtën mënyrë, që lëkura e njerëzve e prodhon atë gjatë verës. Konsumimi i tyre gjatë ditëve të dimrit, është mënyra më e mirë për ta arritur sasinë e duhur të vitaminës D në organizëm.

Vaji i peshkut– edhe pse shumë pak ushqime përmbajnë këtë lloj vitamine, gjithsesi ju mund ta rrisni nivelin e saj duke përdorur disa lloje të salmonit.

Drithërat- një nga ushqimet e pakta, që mund të stimulojnë prodhimin e vitaminës D janë drithërat. Konsumimi i drithërave në mëngjes e rrit nivelin e kësaj vitamine në organizëm.

Merluci– përkatësisht vaji i këtij lloji të peshkut, ka aftësi ta stimuloj prodhimin e vitaminës D.

Share.