Coutinho aktualisht është në vështirësi pasi huazimi i tij te Bayern Munich në thelb ka përfunduar.

Ylli brazilian është i lënduar, ndërsa Bayern ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të ushtrojë opsionin për transferimin e tij.

Coutinho është i gatshëm të rikthehet në Camp Nou në fund të sezonit. Sidoqoftë, aty do të qëndrojë për disa ditë, pasi ai do të vendoset në shtije.

Mundo Deportivo pretendon se pesë klube të Premierligës po përpiqen të nënshkruajnë me 27 vjeçarin.

Manchester United, Newcastle United, Arsenal, Chelsea dhe Leicester City, janë skuadrat e interesuara për Coutinho./Tv Malisheva

Share.