Sot në territorin e Komunës së Malishevës, pesë persona janë shëruar të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar dy raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara në komunikim e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, si dhe në komunikimin me rastet në terren.

Rastet e reja janë regjistruar në fshatin Kërvasari, ndërsa numri i rasteve aktive është 62.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 525 persona, prej tyre 431 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 62 persona.

 

Share.