Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pesë pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, humbën jetën një qytetar nga Fieri 38-vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70-vjeçe, një qytetar nga Korça 70-vjeç, një qytetar nga Berati 85-vjeç dhe një qytetar nga Vlora 90-vjeç.
Ndërkohë janë kryer 1.513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 228 raste, prej tyre më së shumti në Tiranë- 110.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
Janë 6.694 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Janë shëruar 594 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190.378.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 200.173 raste, prej të cilave 190.378 janë shëruar, 6.694 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.101./TV Malisheva