Hipertensioni ose tensioni i lartë i gjakut, i referohet presionit me te cilin gjaku godet arteriet tuaja. Me kalimin e kohës vlerat e larta të tensionit mund të shkaktojnë dëmtim të enëve të gjakut dhe si pasojë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, veshkës dhe goditjet në tru.

Hipertensioni disa herë quhet vrasësi i heshtur sepse simptomat e tij mund të mos njihen dhe trajtohen në kohën e duhur.

Sigurisht që këshillat e mjekut dhe trajtimi me medikamentet e nevojshme është themelor në mbarvajtjen e shëndetit tuaj dhe dieta e duhur është një nga shtyllat kryesore të kujdesit.

Më poshtë janë të listuara 5 ushqimet që ju ndihmojnë të mbani nën kontrroll tensionin:

Gjethet jeshile

Jemi të njohur me rekomandimet që sallatrat na shtojnë shëndetin dhe energjine. Një arsye me teper pse duhet të shtojmë gjethet jeshile në përbërje të dietes është arsyeja se sa pozitivisht ato ndikojnë në uljen e tensionit të gjakut. Kaliumi në përbërje të tyre ndihmon vëshkën të largojë natriumin i cili akuzohet si shkaktar i tensionit, eliminimi i natriumit stabilizon tensionin.

Gjethet jeshile me përmbajtje të lartë në kalium janë:

  • marulet
  • spinaqi
  • aragula

Efektet në konsumin e tyre janë më të mira kur konsumohen të pa gatuara.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit , sidomos boronicat dhe luleshtrydhet janë të pasura në flavonide. Konsumi i flavonideve ndikon në parandalimin dhe trajtimin e tensionit. Këto fruta mund të konsumohen të freskëta ose mund ti ruani të ngrira dhe ti konsumoni në sezonet ku çmimet janë më të larta.

Rrepat e kuqe

Rrepat e kuqe janë të pasura në acid nitrik, i cili ul tensionin e gjakut nëpërmjet zgjerimit të enëve të gjakut. Studiuesit zbuluan se acidi nitrik në përberje të rrepave të kuqe ul tensionin e gjakut brenda 24 orëve të konsumit të tyre.

Herën tjetër që zieni rrepat e kuqe për sallatë kujtoni të mos hidhni lëngun e kuq që përfitohet nga zierja.

Kosi

Kosi është burim i shkëlqyer i kalciumit. Sipas shoqatës Amerikane të zemrës, gratë që konsumojnë pesë ose më shumë porcione kosi në javë reduktojnë 20% rrezikun e tensionit.

Për më shumë shije dhe efekte pozitive mbi shëndetin shtoni drithra dhe fruta gjatë konsumit të tij.

Drithërat

Drithërat e pregatitura enkas për mëngjes janë të pasur në fibra, përmbajnë pak yndyrna dhe pak natrium të gjitha këto së bashku ndikojnë pozitivisht në uljen e tensionit.

Kujtoni të memorizoni dhe përfshini në dietën tuaj ushqimet e mësipërme.

/TV Malisheva

Share.