120 të infektuar, 5 të vdekur dhe 125 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1367 teste, njofton Ministria e Shëndetësisë. Dy viktima janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe dy nga Tetova.
“Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient i moshës 65 vjeçe.
Në spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 46 vjeçare tek e cila prania e virusit është konfirmuar pas vdekjes.
Në spitalin e Kozles jetë ka ndërruar një paciente 85 vjeçare.
Në Tetovë jetë në kushte spitalore kanë ndërruar jetë dy persona të moshës, 78 dhe 76 vjeçe, ku njëri prej të vdekurve është diagnostifikuar me Covid-19 pas vdekjes”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 63 raste, Kumanovë-4, Dibër-6, Shtip-4, Prilep-2, Tetovë-14, Strugë-6, Veles-2, Manastiri-1, Ohër-4, Gostivar-12, Shën Nikollë-1 dhe Kërçovë -1.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7244 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3324 janë shëruar kurse 351 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.
Për momentin në territorin e vendit tonë 3569 raste aktive me Covid-19./Tv Malisheva