Sot mbushen pesë vjet qysh kur u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Jonuz Musliu.
Ai ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në Luginë.
Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.
Kontributi i Musliut në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm.
Ai ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare. /TV Malisheva